Wake Up/ Glendi Nallbani: Ç’po ndodh në Superligë?! Furtuna mbi trajnerët
20/12/2019 11:14

Një ditë për t’u shënuar në kalendarin e futbollit shqiptar 14 dhjetori 2019. Plot tre trajnerë të shkarkuar nga ekipet e Superiores. Pas Partizanit me italianin Franko Lerda, kanë bërë të njëjtën gjë edhe Teuta me Bledi Shkëmbin dhe Luftëtarin me grekun Jorgo Marantas. Vetëm pak ditë më parë Tirana kishte shkarkuar Julian Ahmatajn. Dhe gjithçka po ndodh kur ka mbetur vetëm kjo fundjavë për të mbyllur Kampionatin (Superliga rihapet diku nga 20 janari). Nga ana tjetër, nëse sheh tabelën e renditjes, shumica e ekipeve kanë thuajse të njëjtat pikë. Aktualisht Kukësi vazhdon të jetë në vendin e parë, pas fitores që mori në Shkodër ndaj Vllaznisë. Verilindorët kanë nisur shkëputjen dhe momentalisht kanë 30 pikë, tre pikë më shumë se Bylisi, që mori një fitore shumë të vlefshme ndaj Laçit, në fushën e vet. Në vendin e tretë është ngjitur Tirana, e cila me fitoren ndaj Flamurtarit, ka shkuar në kuotën e 25 pikëve. Po kaq pikë kanë edhe Partizani, Teuta e Laçi, që humbi në Ballsh. Në Durrës Teuta mposhti Partizanin, mes shumë tensionesh dhe e ka barazuar me pikë të kuqtë. Ndërkaq në vendin e shtatë ndodhet Vllaznia me 23 pikë, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e tetë me tre pikë më pak se shkodranët. Luftëtari nuk ka ndryshuar pozicion me fitoren që mori ndaj Skënderbeut, por ka shkuar në kuotën e 11 pikëve dhe mban sado pak gjallë shpresat për mbijetesë. Ndërsa i zhytur duket Flamurtari që ka vetëm 6 pikë dhe ndodhet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit, pas humbjes në kryeqytet nga Tirana.

Pilotët e së ardhmes, Grupi Kastrati bashkon forcat me Wizz Air!/ Wake Up
23/12 10:18
BBV5/A do ketë hyrje të reja sonte?/ Wake Up
23/12 10:14
Adi pa se Ledi mbante në duar një shtrak-shtruk klasik/ Wake Up
23/12 09:45
Shtëpia Botuese Albas feston 25 vite. Rita Petro: E nisa punën me një biçikletë…/ Wake Up
23/12 09:43
“Poema e Mungesës”, libri ku Rita Petro ka derdhur dhimbjen e shpirit të saj…/ Wake Up
23/12 09:37
Ku do t’i kaloni festat e fundvitit?/ Wake Up
23/12 09:37
Blendi Salaj shkëput vargje nga “Poema e Mungesës” së Rita Petros/ Wake Up
23/12 09:34
Pse këtë vit kanë mbizotëruar fustanet lakuriq? Ja çfarë thonë dizenjuesit…/ Wake Up
23/12 09:22
Loja e Re/ Si quhet ekipi i futbollit të Gjirokastrës?/ Wake Up
23/12 09:16
Pse më të uritur se ata që s’kanë të hanë janë ata që s’kanë të ngopur?/ Wake Up
23/12 09:13
Heidi Baci dhe Blendi Salaj zbulojnë ku do e festojnë Vitin e Ri!/ Wake Up
23/12 09:11
“Mirupafshim” diell, rikthehen reshjet e shiut. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/12 09:11
“Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi po bëjnë “Big Brother-in” e tyre”/ Wake Up
22/12 10:12
Jul Deda rrëfen pas dy vitesh çfarë i ndodhi në BBV3…/ Wake Up
22/12 10:10
Jul Deda zbulon aleancat dhe skemat e krijuara brenda shtëpisë së BBV5/ Wake Up
22/12 10:07
Jul Deda: Shtëpia e BBV5 më e bukura ndër të gjitha edicionet, sepse…/ Wake Up
22/12 10:07
“Kristi Lamajt iu dha një “fishek”, a do dijë ai ta shfrytëzojë? Miri-Selin me drita fikur”/ Wake Up
22/12 10:05
Kur doli në bulevard, Geri nisi të shtrak-shtruk më shpejt/ Wake Up
22/12 09:41
E habitshme, fotografoi Nënë Terezën në natyrë!/ Wake Up
22/12 09:40
Fotografi që zbulon portrete në shpella e male, kush është Renild Firi?/ Wake Up
22/12 09:35
DIGITALB DIGITALB