Wake Up/ Gent Hazizi, “Fushatë n’pallat”: Jepe për bamirësi “bakshishin” që do të lije në kafe
14/04/2020 11:09

Disa ditë më parë na tërhoqi vëmendjen një status në Facebook i aktorit Gent Hazizi, i cili i bënte apel autoriteteve që ta angazhonin si vullnetar për të shpërndarë ushqime apo për të bërë pazarin për pensionistët. Duket se ky status e bëri punën e vet pasi tashmë Genti është angazhuar për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë në njësinë mini bashkiake nr 5, aty ku ai banon. Nisma që ai ka ndërmarrë quhet "Fushatë n'pallat" dhe ai nxit të gjithë banorët e pallatit të vet por edhe këdo tjetër që të dhurojnë të paktën 20 lekëshin që do të linin bakshish në kafene. Të ardhurat e grumbulluara shkojnë për ata pensionistë apo persona në nevojë. Përmes këtyre ndihmave personave në fjalë do t'i sigurohen ilaҫe, ushqime, apo produkte të tjera të paktën për një periudhë disa javore. Genti, përmes administratorëve të pallateve dhe përfaqësuesve të tjerë administrativë, kanë piketuar ato familje apo persona që kanë vështirësi ekonomike dhe iu telefonojnë për t'i ҫuar ndihmat në shtëpi. Ky është një shembull pozitiv edhe për shumë artistë apo personazhe të tjerë të njohur të cilët mund të japin kontributin e tyre në këtë situatë të vështirë të pandemisë. Po ashtu ҫdo mbrëmje në orën 20:00, Genti fton live në Instagram artistë të njohur si: Gaz Paja, Aurela Gaҫe, Florian Binaj, Elton Deda e me siguri edhe me shumë të tjerë në vazhdim, të cilët po ashtu synojnë që të sensibilizojnë ndjekësit e tyre për të kontribuar sadopak.

Heidi Baci dhe Ronaldo Sharka kujtojnë izolimin e BBV, por çfarë pritet nesër mbrëma?/ Wake Up
19/12 10:15
Historiania e Artit, Nea Tandini zbulon të fshehtat e baletit klasik “Arrëthyesi”/ Wake Up
19/12 10:15
Skënder Sherifi: Mungon vlerësimi i shkrimtarëve në Shqipëri!/ Wake Up
19/12 09:36
Berti e pa shefen si të ishte një shtrak-shtruk/ Wake Up
19/12 09:35
Belgjika nderon Skënder Sherifin, një figurë ekselente e diasporës!/ Wake Up
19/12 09:35
Loja e Re/ Cili është oqeani më i madh? / Wake Up
19/12 09:16
Mënyra se si i trajton të tjerët nuk pasqyron ata, pasqyron ty…/ Wake Up
19/12 09:15
Cila është dhurata që dëshironi më shumë për Krishtlindje?/ Wake Up
19/12 09:14
Mot i qendrushëm dhe me diell. Po në fundjavë çfarë parashikohet?/ Wake Up
19/12 09:10
Studimi zbulon sa ditë pushime na duhen! Nuk janë aq sa mendonim…/ Wake Up
19/12 09:09
“Luftë” në Hollywood çfarë po ndodh mes Netflix dhe Paramount? Ndikimi në treg…/ Wake Up
18/12 10:21
Klemi Sinakoli zbulon filmat që pritet të bëjnë namin këtë fundivit!/ Wake Up
18/12 10:21
Fëmijët marrin pushimet për festa, ja filmat që sugjeron Klemi Sinakoli/ Wake Up
18/12 10:17
Futbollistja Megi Doçi: Më kanë thënë që ngjaj si mashkull, por kam një mesazh…/ Wake Up
18/12 09:39
Futbollistja Megi Doçi: Për mundin që jap nuk kam marrë vlerësimin e duhur!/ Wake Up
18/12 09:37
Pas ecjes përmes pyllit hajduti ra në shtrak-shtruk/ Wake Up
18/12 09:33
E para në futboll, Megi Doçi rrëmben “Këpucën e artë” dhe “Topin e Artë” 2025/ Wake Up
18/12 09:33
Mbi 800 gola, Megi Doçi për vite me radhë në majë të futbollit!/ Wake Up
18/12 09:32
“Meshkujt më kanë nënvlerësuar, kam qarë”. Futbollistja, Megi Doçi: I sfidova!/ Wake Up
18/12 09:30
Ç’gjëra gratë i bëjnë më mirë se burrat?/ Wake Up
18/12 09:16
DIGITALB DIGITALB