Wake Up/ Futbolli i femrave, Duka: Në luftë me mentalitetin, prindërit si duan vajzat futbolliste
11/06/2020 12:11

Periudha e izolimit i ka reflektuar pasojat e saj edhe në futboll duke qenë se të gjitha ndeshjet kanë qenë të pezulluara. Mbështetja financiare është një nga nevojat më kryesore jo vetëm për futbollistët, trajnerët, stafet përkatëse e më gjerë. Pak kohë më parë presidenti Duka u shpreh për paketën financiare që mbështet të gjithë punonjësit e angazhuar në futboll. Futbolli i femrave në Shqipëri i ka fillesat e garës në vitin 2007 dhe vetëm në vitin 2009 u krijua kampionati kombëtar. Prej kohësh një ndër prioritetet e FSHF-së është mbështetja e futbollit të femrave të të gjitha moshave, duke krijuar fizionominë e tij si dhe duke luajtur një rol të rëndësishëm në ndryshimin e perceptimit për futbollin si një sport vetëm për meshkuj. Komiteti Ekzekutiv, ka miratuar pak ditë më parë strategjinë e prioritetit më të madh të futbollit shqiptar, zhvillimit të futbollit të femrave. Strategjia 5-vjeçare e Futbollit të femrave 2020-2025, synon investimin e burimeve financiare dhe njerëzore. Kujtojmë se në listën e kërkesave të UEFA-s, përcaktohet se çdo klub i Kategorisë Superiore duhet të ketë detyrimisht një ekip femrash për sezonin 2021-2022. Por cilat janë sfidat me të cilat po përballet Federata Shqiptare e Futbollit. Presidenti i saj, Armand Duka tha se: "Fatkeqësisht në disa vende të botës futbolli shihet si një sport mashkullor dhe qëllimi ynë është që ta bëjmë futbollin një lojë pa dallime gjinore. Dhe pikërisht për këtë, në një vend relativisht të vështirë përsa i përket mentalitetit, siç është Shqipëria, ne kemi bërë këtë strategji për ta zhvilluar dhe afruar sa më shumë femra në futboll. Ne e kemi pasur prioritet dhe më parë por nuk kishim orientuar buxhetet tona në këtë drejtim. Por tani ne kemi orientuar mbi 20% të buxhetit vjetor të Federatës, te futbolli i femrave. Por, ajo që duhet të bëjmë është të bindim prindërit dhe vajzat që t'i afrohen futbollit. sepse jemi në një luftë me mentalitetin. Shumë pak prindër e pranojnë faktin që vajzat mund të luajë futboll. Vajzat e duan futbollin, vajzat e shohin futbollin dhe pse mos ta luajnë futbollin"- tha presidenti Duka.

“Luftë” në Hollywood çfarë po ndodh mes Netflix dhe Paramount? Ndikimi në treg…/ Wake Up
18/12 10:21
Klemi Sinakoli zbulon filmat që pritet të bëjnë namin këtë fundivit!/ Wake Up
18/12 10:21
Fëmijët marrin pushimet për festa, ja filmat që sugjeron Klemi Sinakoli/ Wake Up
18/12 10:17
Futbollistja Megi Doçi: Më kanë thënë që ngjaj si mashkull, por kam një mesazh…/ Wake Up
18/12 09:39
Futbollistja Megi Doçi: Për mundin që jap nuk kam marrë vlerësimin e duhur!/ Wake Up
18/12 09:37
Pas ecjes përmes pyllit hajduti ra në shtrak-shtruk/ Wake Up
18/12 09:33
E para në futboll, Megi Doçi rrëmben “Këpucën e artë” dhe “Topin e Artë” 2025/ Wake Up
18/12 09:33
Mbi 800 gola, Megi Doçi për vite me radhë në majë të futbollit!/ Wake Up
18/12 09:32
“Meshkujt më kanë nënvlerësuar, kam qarë”. Futbollistja, Megi Doçi: I sfidova!/ Wake Up
18/12 09:30
Ç’gjëra gratë i bëjnë më mirë se burrat?/ Wake Up
18/12 09:16
Loja e Re/ Cili ishte lojtari i famshëm i Chicago Bulls që mban numrin 23?/ Wake Up
18/12 09:12
Gjithkush dorëzohet në mënyrën e vet…/ Wake Up
18/12 09:09
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte/ Wake Up
18/12 09:07
Letërsia shqiptare për fëmijë. Përse duhet të lexojnë fëmijët?/ Wake Up
17/12 10:24
Ronaldo Sharka autor i “Fan Club”. Si u zgjodh Kiara, Françeska dhe Arjani? Risitë…/ Wake Up
17/12 10:20
“Aria, në dorën time”, libri që rrëmbeu çmim në panair/ Wake Up
17/12 10:19
Kombëtarja shqiptare, çfarë e pret deri në mars?/ Wake Up
17/12 09:39
“Historike, Digitalb surprizon me eventet sportive. Rreth 100 në javë!/ Wake Up
17/12 09:38
Geni është kampioni i zyrës për shtrak-shtruk/ Wake Up
17/12 09:38
Cilët janë librat tuaj më të dashur nga letërsia për fëmijë?/ Wake Up
17/12 09:29
DIGITALB DIGITALB