Wake Up/ Frika nga COVID: Alo 127, shtohen telefonatat, 1700 thirrje në ditë. Kryeson Tirana
12/10/2020 11:23

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore e njohur si "Alo 127" është "porta" e parë ku njerëzit trokasin sapo termometri i tyre shënon temperaturë sipër vijës së kuqe 37. Me shtimin e virozave duket se edhe frika e njerëzve është shtuar përballë rrezikut COVID-19 që ka gjunjëzuar gjithë botën. Sezoni vjeshtë-dimër pritet sipas ekspertëve të shtojë ndjeshëm rastet dhe 127 është sistemi i parë i ngritur që sinjalizon fluksin që do të pasojë në spitale. "Ka një shtim të numrit thirrjeve drejt 127 pasi njerëzit marrin në telefon me shenjën e parë që kanë jo vetëm për t'u informuar por dhe për të bërë tamponin" - tha Dr.Skënder Brataj, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Tirana Shkodra, Durrësi janë qytetet nga vijnë më shumë thirrje drejt numrin të Qendrës Kombëtare të Urgjencës. Për t'i paraprirë një situate të vështirë që mund ta çonte sistemin shëndetësor në kolaps, janë përgatitur disa skenarë. Krahas 4 spitaleve COVID, në trajtimin e pacientëve me COVID-19 do të jenë në funksion edhe spitalet rajonale. Në skenarin e parë do të përfshihen spitalet rajonalë në Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Shkodër. Në skenarin e dytë përfshihen spitalet rajonale të Beratit, Lezhës dhe Fierit. Në skenarin e tretë përfshihen spitalet rajonale të Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit. Ndërkohë është rritur me 30% numri i epidemiologëve në terren për të monitoruar situatën. Duke qenë se tashmë pritet që të qarkullojë dhe gripi sezonal i cili ka simptoma të ngjashme me Covid19, pritet që të ketë një konfuzion të madh në opinionin publik të cilët do të kërkojnë ndihmë në numrin 127 të urgjencës kombëtare. Por si parashikohet situata në muajt në vijim, a ka pasur rritje të numrit të thirrjeve pranë urgjencës kombëtare që është hapi i parë me të cilin përballen qytetarët që kanë dyshime.

Heidi Baci: Po të isha unë kryeministre nuk do lejoja që…/ Wake Up
12/12 10:24
“Rrjetet sociale kanë humbur imagjinatën. Sot nuk ka komunikim, të gjithë më sy në celular”/ Wake Up
12/12 10:23
“Rrjetet sociale janë kthyer në medium tek të rinjtë, komunikim verbal i dhunshëm”/ Wake Up
12/12 10:23
Besa e zgjoi Drinin me zhurmën e shtrak-shtruk/ Wake Up
12/12 09:37
Pse njerëzit që besojnë në fe dhurojnë më shumë?/ Wake Up
12/12 09:33
Nisma për fëmijët jetim, vullnetarja rrëfen nevojat e tyre!/ Wake Up
12/12 09:33
Eris Dhamo: Të dhurosh ul stresin, të bën më të shëndetshëm!/ Wake Up
12/12 09:29
Loja e Re/ Këtë javë kuzhina e këtij vendi u bë pjesë e UNESCO?/ Wake Up
12/12 09:13
A duhen ndaluar rrjetet sociale për adoleshentët?/ Wake Up
12/12 09:13
Heidi Baci përlotet, kujton takimin me fëmijët jetim. Ja poezia që iu dedikon…/ Wake Up
12/12 09:08
A tradhëtohet Shakira? Video e saj e fundit me djemtë bëhet virale…/ Wake Up
12/12 09:06
Moti sot i qendrueshëm dhe me diell. Keni plane për fundjavën? Ja çfarë pritet…/ Wake Up
12/12 09:02
Çfarë po hamë që po na sëmur?/ Wake Up
11/12 10:15
Dejzi Zylaj: Skena e Shkodrës më ka rritur artistikisht, isha vetëm 6 vjeç…/ Wake Up
11/12 10:15
Dejzi Zylaj, artistja 16-vjeçare zbulon çfarë fshihet pas këngës ”Nuk ke dit”!/ Wake Up
11/12 10:14
“Njerëzit nuk do të punojnë në të ardhmen”, Elon Musk paralajmëron!/ Wake Up
11/12 09:56
Bona e gjeti Denin në tryezë, duke kafshuar shtrak-shtruk/ Wake Up
11/12 09:51
Denisa Kele: Inteligjenca Artificiale është manipulator, kujdes!/ Wake Up
11/12 09:44
Pedagogia: Si të jesh mirë me partnerin, ChatGPT po jep zgjidhje!/ Wake Up
11/12 09:42
Denisa Kele: Ka politikanë që për fjalimet e tyre përdorin AI!/ Wake Up
11/12 09:38
BILETA Portokalli - Bileta