Tashmë jeta e Floriana Garos ka ndryshuar pasi është bërë nënë e dy fëmijëve, dëshirë që e ka pasur gjithmonë. Ajo rrëfeu se emrin e vajzës Adia, ia ka vendosur vetë. “Kam lexuar dhe studiuar mbi këtë emër dhe do të thotë energji e universit”. Përsa i përket emrit të djalit, Priam, ajo u shpreh se ka qenë sugjerim i kushërirës së bashkëshortit të saj Enisit dhe që na pëlqeu shumë. Ndër të tjera Floriana shtoi se Priam është Mbreti i Trojës, si dhe ka kuptimin e prijësit (Priam jam prijës).