Hilda Kertalli, fituesja e “She’s on top” është cilësuar shpeshherë si një Dua Lipa e dytë për shkak të një lloj ngjashmërie që ajo ka me këngëtaren e famshme. E pyetur nga Isli Islami nëse bezdiset duke qenë se dhe në përditshmëri e thërrasin Dua, Hilda u shpreh: “Në fillim më dukej shumë çuditshëm, por u mësova aq më tepër që Dua është një vajzë shumë simpatike. Duke më thërritur Dua, harrojnë të mësojnë emrin tim”.