Françesko Tuku jeton me prindërit në fshatin Gjadër të Lezhës dhe prej 7 vitesh punon si kuzhinier në Shëngjin. Edhe pse gatimit i është dedikuar qysh i vogël ai thotë se në shtëpinë e tij nuk ka gatuar asnjëherë pasi gatuante mami. Por ai e ka një gatim të preferuar që del nga duart e mamasë së tij. "Pjata ime e preferuar që gatuan mamaja është, "perpeqin" që gatuhet në zonën tonë"- tha Françesko i cili recetën e mamasë dhe pjatën e tij të preferuar e gatoi edhe në kuzhinën e djallit Renato