Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur prej pak ditësh informimin e të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor nëpërmjet Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të ndryshme që përfaqësojnë interesat e subjekteve që prodhojnë, ambalazhojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore; që të bëjnë etiketimin e të gjitha këtyre produkteve. Etiketimi i ushqimeve ka qenë gjithnjë problematikë e shtuar e sigurisë ushqimore dhe një komponent tepër i rëndësishëm i mbrojtjes së interesave të konsumatorëve, pasi ka të bëjë me identifikimin dhe vlerësimin e produktit ushqimor që ofrohet për konsum, nga pikëpamja e kritereve të cilësisë dhe sigurisë së tij.