Këngëtarja Eneda Tarifa duket se po i shijon këto ditë qëndrimi në shtëpi, të cilat thotë se ia ka dedikuar vajzës së saj Aria. Në një lidhje Skype nga veranda e shtëpisë ajo na tregoi sesi i kalon ditët në izolim, si mundohet ta mbajë vajzën të mbyllur brenda katër mureve por dhe të gjejë mënyra argëtimi për të dhe për vetën.