Kantautori Elton Deda i pyetur sesi e ka përcjellë debatin dhe akuzat që ju bënë jurisë për çmimin e Festivalit u shpreh se në fakt ajo që i ka urryer më shumë në këtë Festival ishin pjesë këngësh që këndoheshin playback. "Deri dhe duartrokitjet ishin me playback. Por ajo që më ka bërë përshtypje këtë vit ishin tekstet e këngëve. Shumë prej tyre nuk kishin poezi."- tha ai.