Sipas ekspertëve të gjenetikës, 5 sëmundjet më të shpeshta të lindura në Shqipëri janë: talasemia, fibroza cistike, shurdhësia, sindroma dawn dhe distrofia muskulare. Talasemia është me e përhapur në zonat bregdetare, në Lushnjë dhe në Fier, ku 1 në 5 banorë është mbartës i saj. Për sa i përket shurdhësisë, edhe pse mendohet se shkaktohet nga temperatura, 80% e rasteve e kanë sëmundje të lindur. Në Shqipëri rreth 10% e popullsisë janë mbartës të shurdhësisë. Statistikat tregojnë se rreth 200 fëmijë lindin çdo vit me sëmundje gjenetike.