Periudha dymujore e karantinës, ku rreth 80-90% e bizneseve shqiptare u mbyllën pothuajse plotësisht, por dhe hapja graduale e kontrolluar që mund të vazhdojë 1 apo dhe 2 muaj të tjerë, do ta dobësojë akoma më shumë ekonominë shqiptare. Ekspertë të ekonomisë mendojnë se një nga elementët thelbësorë për zgjidhjen e krizës ekonomike që po kalojmë aktualisht, është shtyrja e kësteve të kredive, si për individët ashtu edhe për bizneset.