Viti 2019 ka shënuar një nivel të lartë rekord në vlerë absolute të parasë që qarkullon jashtë kanaleve të sistemit bankar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, treguesi i parasë jashtë bankave ishte 291 miliardë lekë, ose rreth 2.4 miliardë lekë. Dy janë arsyet kryesore, të paktën në pamje të parë: Shkalla e lartë e informalitetit dhe parasë nga trafiqet e paligjshme; si edhe preferenca e shqiptarëve për të mbajtur para CASH ngaqë bankat kanë normë minimale interesi. Por si ndikon e gjitha kjo në jetën tonë?