Wake Up/ Edmond Drishti, shqiptari i policisë në New Jersey tregon përballjen me koronën
06/04/2020 11:37

SHBA-të janë ndër vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit. Aty jetojnë edhe shumë shqiptarë, një prej të cilëve është edhe Edmond Drishti, komandant prej 23 vitesh në departamentin e policisë në Hoboken (New Jersey). Gjatë kësaj kohe atij i duhet të jetë në detyrë me orare edhe më të zgjatura për shkak të situatës së vështirë. Edi, siҫ e njohin të gjithë aty, ka lindur në Amerikë dhe e flet gjuhën shqipe shumë mirë pasi babain e ka nga Shkodra dhe mamanë nga Tropoja. Po ashtu edhe bashkëshorten e ka nga Shkodra, gjë që ka ndikuar shumë që të ketë edhe një theks të dukshëm nga ky qytet. Ata kanë dy djem së bashku dhe vijnë ҫdo vit në Shqipëri. Edmondi është përditë në terren dhe në një lidhje skype na tregoi sesi është situata e epidemisë atje. "Disa nga të njohurit e të afërmve të mi kanë humbur jetën për shkak të virusit. Si oficer policie unë jam çdo ditë në terren në kontakt me njerëzit. Kemi maskat, syze dhe doreza por ne luftojmë me armik të padukshëm."- tha Edmond Drishti. Ndërkohë ai tregoi se e gjithë familja e tij është izoluar në shtëpi dhe frika më e madhe e tij është se se mos është ai që mund të çojë virusin "e pafytyrë" siç e emërtoi ai në shtëpi. " Ky virus është një armik "i pafytyrë". Është luftë e frikshme sepse larg qoftë mund të infektoj familjarët e mi, duke qenë në kontakt me njerëzit e tjerë. Familja ime është izoluar që prej ditës së parë. Djali mërzitet në shtëpi por i them; "Unë duhet të punoj që të të ruaj ty dhe të tjerët". Gruaja po ashtu po e ushtron profesionin si mësuese online dhe djemtë po ashtu mësojnë online".

Heidi Baci dhe Ronaldo Sharka kujtojnë izolimin e BBV, por çfarë pritet nesër mbrëma?/ Wake Up
19/12 10:15
Historiania e Artit, Nea Tandini zbulon të fshehtat e baletit klasik “Arrëthyesi”/ Wake Up
19/12 10:15
Skënder Sherifi: Mungon vlerësimi i shkrimtarëve në Shqipëri!/ Wake Up
19/12 09:36
Berti e pa shefen si të ishte një shtrak-shtruk/ Wake Up
19/12 09:35
Belgjika nderon Skënder Sherifin, një figurë ekselente e diasporës!/ Wake Up
19/12 09:35
Loja e Re/ Cili është oqeani më i madh? / Wake Up
19/12 09:16
Mënyra se si i trajton të tjerët nuk pasqyron ata, pasqyron ty…/ Wake Up
19/12 09:15
Cila është dhurata që dëshironi më shumë për Krishtlindje?/ Wake Up
19/12 09:14
Mot i qendrushëm dhe me diell. Po në fundjavë çfarë parashikohet?/ Wake Up
19/12 09:10
Studimi zbulon sa ditë pushime na duhen! Nuk janë aq sa mendonim…/ Wake Up
19/12 09:09
“Luftë” në Hollywood çfarë po ndodh mes Netflix dhe Paramount? Ndikimi në treg…/ Wake Up
18/12 10:21
Klemi Sinakoli zbulon filmat që pritet të bëjnë namin këtë fundivit!/ Wake Up
18/12 10:21
Fëmijët marrin pushimet për festa, ja filmat që sugjeron Klemi Sinakoli/ Wake Up
18/12 10:17
Futbollistja Megi Doçi: Më kanë thënë që ngjaj si mashkull, por kam një mesazh…/ Wake Up
18/12 09:39
Futbollistja Megi Doçi: Për mundin që jap nuk kam marrë vlerësimin e duhur!/ Wake Up
18/12 09:37
Pas ecjes përmes pyllit hajduti ra në shtrak-shtruk/ Wake Up
18/12 09:33
E para në futboll, Megi Doçi rrëmben “Këpucën e artë” dhe “Topin e Artë” 2025/ Wake Up
18/12 09:33
Mbi 800 gola, Megi Doçi për vite me radhë në majë të futbollit!/ Wake Up
18/12 09:32
“Meshkujt më kanë nënvlerësuar, kam qarë”. Futbollistja, Megi Doçi: I sfidova!/ Wake Up
18/12 09:30
Ç’gjëra gratë i bëjnë më mirë se burrat?/ Wake Up
18/12 09:16
DIGITALB DIGITALB