Për një kohë të gjatë është spekuluar për qëndrimet e shqiptarëve sa i përket marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri, qëndrimeve ndaj çështjes së bashkimit, marrëdhëniet me vendet fqinje dhe integrimit evropian. Edlira Gjoni eksperte e komunikimit shprehet se Kosova ka bërë përparime në shumë fusha dhe standardet tona as nuk i ka në referencë. "Që Kosova ka arritur standarde më të larta e tregoi edhe në zgjedhjet e fundit elektorale"- tha Gjoni.