Këtë mëngjes për moderatorin Isli Islami, stafi i emisionit "Dua të të bëj të lumtur" kishte rezervuar një surprizë. Gjithaçka ndodhi live në studion e “Wake Up” ku gjatë transmetimit postieri, Oni Pustina hyri në studio për t'i dorëzuar Islit ftesën nga moderatorja dhe autorja e emisionit, Arbana Osmani. Por kush vallë është personi që fshihet pas kësaj surprize? Për ta zbuluar mbetet që të presim çfarë do të ndodhë në emisionin e Top Channel, "Dua të të bëj të lumtur"