Në vazhdën e debatit për rivlerësimin e festave kombëtare dhe datave historike Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido nuk bie dakord që Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës të kremtohet si festë zyrtare. Sipas tij vendimi për ta kremtuar këtë ditë si festë kombëtare ishte një vendim politik.