Vendi ynë do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në vend dhe kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta vranësirash. Sipas Meteoalb, orët në vijim i bëjnë vranësirat më të dukshme në vend, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore.