Në këtë rast nuk ka dyshim se bukuria është në gjen dhe më së miri e tregoi mbesa e Diellzës, Lorinda duke rrëmbyer një tjetër kurorë për fisin Kolgeci. Diellza ka qenë shtysa dhe mbështetja më e madhe për Lorindën dhe tashmë ndihet krenare që ëndrra e saj u realizua. Gjatë lidhjes Diellza u shpreh: “Tashmë po përgatisim dhe Eriolën, motrën e Lorindës. Dje bëra shaka kur bisedova me të…Më tha hallë faleminderit shumë që e ke përkrahur Lorindën dhe unë i thashë, bëhu gati se e ke radhën ti pas 4 vitesh”.