Të përzgjedhësh emrin e fëmijës sot mund të jetë sa e lehtë por edhe e vështirë. E lehtë sepse sot ka një listë të pafundme, si emra vajzash dhe djemsh, mjafton të futesh në internet por e vështirë sepse të gjithë mundohen që të vendosin një emër të veçantë, që nuk është shumë i përhapur. Tendenca e viteve të fundit në Shqipëri ka qenë , ajo e vendosjes së emrave të huaj, shpesh të ndikuar nga emrat e aktoreve, këngëtareve, apo lojtarëve të preferuar. Ndërkohë kohët e fundit po vihet re një tendencë gjithnjë e në rritje e emrave, tradicionalë shqiptarë, madje edhe fjalësh shqiptare (që në gjuhën tonë janë ose folje, apo fjalë që përcaktojnë jo frymorë).