Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” në një lidhje skype nga Kalifornia ishte “Miss Universe Albania”, 21-vjeçarja Cindy Marina. Ajo tregoi se si po e përjeton periudhën e izolimit, duke iu përkushtuar pasioneve të saj, si volejbolli dhe piktura. Veç këtyre ajo shprehu dhe dëshirën e madhe për t’u bërë aktore. Ndër të tjera ajo rrëfeu se i mungon jeta e mëparshme madje edhe takimet me shoqet në kafene apo restorante.