Wake Up/ Braktisja e shkollës: Numri i nxënësve në 9-vjeçare është reduktuar me 27%
05/03/2020 11:11

Braktisja e shkollës është një nga fenomenet që pas viteve 90' ka ardhur në rritje. Nëse gjatë regjimit komunist ishte e vështirë të braktisje arsimin e detyrueshëm, sot ka mijëra nxënës që ose nuk regjistrohen ose e braktisin arsimin bazë për arsye nga më të ndryshmet. Sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Arsimit, vetëm gjatë vitit shkollor 2016-2017, 1881 nxënës ose 0.5% e numrit të nxënësve të regjistruar në arsimin e detyrueshëm raportoheshin se kanë braktisur shkollën. Në vitin shkollor 2017-2018, MASR raportoi se lanë arsimin e detyrueshëm, 1540 nxënës, ndërsa përgjatë vitin shkollor 2018-2019 ky numër ishte 1602 të mitur që lanë arsimin e detyruar. Përballë kësaj panorame që jep ministria qëndrojnë edhe shifrat e raportuara nga organizatat ndërkombëtare, të cilat janë edhe më të larta. Kështu ndërkohë që Ministria e Arsimit raporton se në vitin shkollor 2017-2018 e braktisën shkollën 1540 nxënës, OBSH raporton se ishin 4085 nxënës që braktisën arsimin e detyruar përgjatë 2018-ës. Në harkun e 8 viteve që prej 2011, numri i nxënësve në ciklin 9-vjeçar është reduktuar me 27%. Por si është realisht situata në vendin tonë, a paraqesin këto shifra një realitet vërtet shqetësues për sistemin tonë arsimor dhe cilat janë arsyet .... Rreth kësaj teme do të diskutojmë me zv.presidentin e Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Isa Halilaj ku së fundmi të mbështetur dhe nga organizata më e rëndësishme në fushën e arsimit "International Education" kanë nisur një fushatë për uljen e numrit të nxënësve braktisës dhe atyre në rrezik braktisje. Ndërkohë në bazë të ligjit për arsimin parauniversitar kur nxënësit e moshës 6 deri 16 vjeç, të cilët i përfshin detyrimi shkollor, mungojnë pa arsye në shkollë ose e braktisin atë, prindërit e tyre dënohen për kundërvajtje administrative me gjobë nga 1 000 deri në 10 000 lekë.

Nonejm, artisti që guxon. Publikoi albumin e ri me Inteligjencë Artificiale, si e realizoi…/ Wake Up
10/11 10:25
Shpella e merimangave, zbulimi më i madh i ndodhur ndonjëherë!/ Wake Up
10/11 10:18
Artisti Nonejm: Inteligjenca Artificiale do sjellë më shumë kreativitet, Tuna Sejdiu më…/ Wake Up
10/11 10:16
E krahasojnë me Unikatil, Nonejm rrëfen si filloi karriera e tij…/ Wake Up
10/11 10:16
Nuk e tregon identitetin e tij, Nonejm zbulon arsyen!/ Wake Up
10/11 10:15
Mesin e oborrit tashmë e zinte një shtrak-shtruk i egër. Çfarë?/ Wake Up
10/11 09:39
Zgjedhjet lokale në 5 bashki, ja kush kryeson…Gazetarët rapotojnë procesin!/ Wake Up
10/11 09:38
Vlorë, vetëm 12.5 % e qytetarëve votuan. Çfarë po ndodh?/ Wake Up
10/11 09:37
Zgjedhjet në Tepelenë/ Vota u numërua dy herë, nga njeriu dhe Inteligjenca Artificiale!/ Wake Up
10/11 09:36
Loja e re/ Si quhet grupi me të cilin këndon Aleksandër Gjoka?/ Wake Up
10/11 09:29
A po përdorni Inteligjencën Artificiale në punët tuaja dhe si?/ Wake Up
10/11 09:28
Virale/ “Miss Mundo Kili” habit me zërin e saj të llahtarshëm/ Wake Up
10/11 09:20
Moti i paqendrueshëm. Përmbytje dhe erë e fortë, temperaturat deri në 19 gradë C/ Wake Up
10/11 09:19
Japonia në luftë me arinjtë, 12 viktima dhe mbi 100 të plagosur. Ushtria në rrugë/ Wake Up
07/11 10:13
“Të ndërtosh familje në Shqipëri, katastrofë”, e reja: Do rikthehem sërish në Gjermani/ Wake Up
07/11 10:12
Vajza materialiste dhe djem hajvanë…çfarë po ndodh me të rinjtë?/ Wake Up
07/11 10:11
Jonida Eshja ndez rrjetin, i thotë gjërat troç. “Përshëndes 125 ex-at e mi”/ Wake Up
07/11 10:05
Lindi katërnajkë, Rozeta: Rrezikun nuk ma treguan, por vendosa t’i shkoja deri në fund!/ Wake Up
07/11 10:04
Babai i katërnjakëve: I ushqej dhe ju ndërroj pelenat, sfidat…/ Wake Up
07/11 09:57
Lindi katërnjakë, Rozeta Vojkollari rrëfen vizitën kur e mori vesh lajmin!/ Wake Up
07/11 09:54
BILETA Portokalli - Bileta