Wake Up/ Biznesi me sytë nga Qeveria, 38 mijë biznese të vogla falimentuan, 125 mijë të papunë
24/09/2020 11:14

Biznesi fason që kur e goditi kriza e shkaktuar nga pandemia lufton me mungesën e likuiditetit, sigurimin e kontratave te reja, mungesën e fondeve të mjaftueshme për investime, pamundësia financiare për investime të nevojshme në infrastrukturën e duhur dhe të ardhurat në kompani janë në rënie të shoqëruara me shpenzimet në rritje për transportin e punëtorëve, dezinfektimin, maskat, dorezat etj. Shqetësimet e renditura u evidentuan dhe u argumentuan sot në Wake Up nga Edvin Prençe, kryetar i Shoqatës “Pro Eksport Albania” pas një sondazhi të kryer nga shoqata, e cila bëri anketime në 100 kompani nga 700 fabrikat e regjistruara si fasoneri. Gati të gjitha fabrikat mendojnë se politikat qeveritare duhet të jenë më të theksuara për këtë industri. Nga ana tjetër, Albert Nasto, kryetar i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm tha se biznesi i vogël po kalon ditët më të zeza, duke marrë parasysh edhe dy goditjet; tërmetin dhe pandeminë por sqaroi se qeveria shqiptare duhet të ndërhyjë me një paketë të tretë financiare. "Ne i kërkojmë qeverisë krijimin e një pakete të tretë financiare që mund të shkojë nga 200-400 milion euro për të shpëtuar biznesin e vogël"- tha Nasto. Llogaritjet e shoqatës tregojnë për 38 mijë biznese të falimentuara që nga muaji janar i këtij viti deri në muajin gusht dhe 125 mijë individë të mbetur të papunë. Biznesi i vogël ka përshëndetur vendimin e f undit të qeverisë për heqjen e tatim fitimit për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë dhe heqjen e TVSH për ato me xhiro deri në 10 milionë lekë. Por thotë se kjo është e pamjaftueshme dhe se qeveria duhet të ndërhyjë urgjent brenda fundit të vitit

“Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi po bëjnë “Big Brother-in” e tyre”/ Wake Up
22/12 10:12
Jul Deda rrëfen pas dy vitesh çfarë i ndodhi në BBV3…/ Wake Up
22/12 10:10
Jul Deda zbulon aleancat dhe skemat e krijuara brenda shtëpisë së BBV5/ Wake Up
22/12 10:07
Jul Deda: Shtëpia e BBV5 më e bukura ndër të gjitha edicionet, sepse…/ Wake Up
22/12 10:07
“Kristi Lamajt iu dha një “fishek”, a do dijë ai ta shfrytëzojë? Miri-Selin me drita fikur”/ Wake Up
22/12 10:05
Kur doli në bulevard, Geri nisi të shtrak-shtruk më shpejt/ Wake Up
22/12 09:41
E habitshme, fotografoi Nënë Terezën në natyrë!/ Wake Up
22/12 09:40
Fotografi që zbulon portrete në shpella e male, kush është Renild Firi?/ Wake Up
22/12 09:35
Fotografi shqiptar që ka mrekulluar gjermanët me disa ekspozita!/ Wake Up
22/12 09:33
Java fillon me mot me diell, por si varjojnë temperaturat?/ Wake Up
22/12 09:21
Kush ju pëlqen nga banorët e BBV5?/ Wake Up
22/12 09:21
Loja e Re/ Cila është gjuha zyrtare e Brazilit?/ Wake Up
22/12 09:20
Lumturia ka qenë gjithmonë aty, e pranishme në jetën tonë, por e kemi nënvlerësuar…/ Wake Up
22/12 09:19
Blendi Salaj dhe Heidi Baci komentojnë banorët e BBV5, kush ishte surpriza për ta?/ Wake Up
22/12 09:17
Heidi Baci dhe Ronaldo Sharka kujtojnë izolimin e BBV, por çfarë pritet nesër mbrëma?/ Wake Up
19/12 10:15
Historiania e Artit, Nea Tandini zbulon të fshehtat e baletit klasik “Arrëthyesi”/ Wake Up
19/12 10:15
Skënder Sherifi: Mungon vlerësimi i shkrimtarëve në Shqipëri!/ Wake Up
19/12 09:36
Berti e pa shefen si të ishte një shtrak-shtruk/ Wake Up
19/12 09:35
Belgjika nderon Skënder Sherifin, një figurë ekselente e diasporës!/ Wake Up
19/12 09:35
Loja e Re/ Cili është oqeani më i madh? / Wake Up
19/12 09:16
DIGITALB DIGITALB