Krishtlindja kremtohet sot nga besimtarët e krishterë në mbarë botën. Në mesnatë, besimtarët kanë pritur lindjen e birit të zotit, Jezu Krishtit, nëpërmjet meshave kryesore që janë mbajtur në Tiranë por edhe në rrethe, ndërkohë që edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë vijuar shërbesat fetare me rastin e kësaj dite të shënuar në kalendarin fetar. Krishtlindja kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe kartolinave, familjen e bashkuar rreth tryezës. Por ritet fetare dhe mesazhet që përcillen janë ato që marrin më shumë kuptim. Sot në një lidhje direkte morëm urimet e besimtarëve pranë Katedrales Orthodokse " Ngjallja e Krishtit"