Një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen prindërit pas mbarimit të shkollës, është organizimi i orareve të fëmijëve në kohën që ata punojnë. Përveç 10 apo 14 ditë plazh, pjesën tjetër të kohës fëmijët e kalojnë me gjyshërit. Në rastet kur një gjë e tillë lejohet, prindërit marrin fëmijët në punë. Koha e tyre nuk është aspak kreative dhe çlodhëse, por e mbyllur në ekranet e smartfone. Në Elbasan, bashkia në bashkëpunim me organizatat jo fitimprurëse kanë filluar të krijojnë kampet verore. Këto kampe janë pa pagesë.