Wake Up/ Artisti shqiptar, thyen rekordin Guinness me mozaikun e Donald Trump
25/06/2020 11:54

Artistin me të cilin do të flasim tani, e kemi pasur në shkurt të vitit të kaluar për rekordet e tij Guinness. Kësaj radhe Alkent Pozhegu ka thyer rekordin e radhës me mozaikët e tij me fara drithërash, duke realizuar figura të njohura botërore. Një ndër mozaikët që ka thyer rekord të ri Guinness ka qenë ai i presidentit të SHBA, Donald Trump. Mozaiku është realizuar në palestrën e sporteve në qytetin e Gjakovës, në përmasat 560 metra katrorë. Alkent Pozhegu kishte fituar dy herë rekordin Guinness deri tani. Është nderuar njëherë për mozaikun prej 250 metrash katrorë të punuar me drithëra, në të cilin ka sjellë emrat e Ronaldos dhe Messit, ndërkohë ka arritur të krijojë gjithashtu edhe simbolet e klubeve të Realit të Madridit dhe Barcelonës, me tre lloje drithërash. Mozaiku ka qenë i punuar me misër, oriz dhe grurë, me një sasi prej 250 kilogramësh. Dhe rekordi tjetër i fituar ka qenë mozaiku me portretin e Rita Orës me misër dhe fara të tjera, prej 300 metrash katrorësh dhe Libri i Guinnes e ka njohur si portretin më të madh të krijuar ndonjëherë në botë. Në shkurt 2019 për herë të parë ai solli si risi, një ekspozitë me 17 punime të tij, të gjitha me fara të ndryshme, punime që i ka realizuar për vite me radhë. Alkenti ka lindur dhe jeton në Gjakovë dhe krijimin e mozaikëve e ka një pasion të tijin që e ka trashëguar nga familjarët e tij.

Heidi Baci dhe Ronaldo Sharka kujtojnë izolimin e BBV, por çfarë pritet nesër mbrëma?/ Wake Up
19/12 10:15
Historiania e Artit, Nea Tandini zbulon të fshehtat e baletit klasik “Arrëthyesi”/ Wake Up
19/12 10:15
Skënder Sherifi: Mungon vlerësimi i shkrimtarëve në Shqipëri!/ Wake Up
19/12 09:36
Berti e pa shefen si të ishte një shtrak-shtruk/ Wake Up
19/12 09:35
Belgjika nderon Skënder Sherifin, një figurë ekselente e diasporës!/ Wake Up
19/12 09:35
Loja e Re/ Cili është oqeani më i madh? / Wake Up
19/12 09:16
Mënyra se si i trajton të tjerët nuk pasqyron ata, pasqyron ty…/ Wake Up
19/12 09:15
Cila është dhurata që dëshironi më shumë për Krishtlindje?/ Wake Up
19/12 09:14
Mot i qendrushëm dhe me diell. Po në fundjavë çfarë parashikohet?/ Wake Up
19/12 09:10
Studimi zbulon sa ditë pushime na duhen! Nuk janë aq sa mendonim…/ Wake Up
19/12 09:09
“Luftë” në Hollywood çfarë po ndodh mes Netflix dhe Paramount? Ndikimi në treg…/ Wake Up
18/12 10:21
Klemi Sinakoli zbulon filmat që pritet të bëjnë namin këtë fundivit!/ Wake Up
18/12 10:21
Fëmijët marrin pushimet për festa, ja filmat që sugjeron Klemi Sinakoli/ Wake Up
18/12 10:17
Futbollistja Megi Doçi: Më kanë thënë që ngjaj si mashkull, por kam një mesazh…/ Wake Up
18/12 09:39
Futbollistja Megi Doçi: Për mundin që jap nuk kam marrë vlerësimin e duhur!/ Wake Up
18/12 09:37
Pas ecjes përmes pyllit hajduti ra në shtrak-shtruk/ Wake Up
18/12 09:33
E para në futboll, Megi Doçi rrëmben “Këpucën e artë” dhe “Topin e Artë” 2025/ Wake Up
18/12 09:33
Mbi 800 gola, Megi Doçi për vite me radhë në majë të futbollit!/ Wake Up
18/12 09:32
“Meshkujt më kanë nënvlerësuar, kam qarë”. Futbollistja, Megi Doçi: I sfidova!/ Wake Up
18/12 09:30
Ç’gjëra gratë i bëjnë më mirë se burrat?/ Wake Up
18/12 09:16
DIGITALB DIGITALB