Wake Up/ Artistët kërkojnë takim me Ministren e Kulturës për hapjen e skenë së teatrit
16/10/2020 11:47

Hapja ose jo e teatrove në të gjithë vendin është një nga çështjet që ka ngjallur interes jo vetëm nga drejtuesit e tyre por edhe nga publiku. Gjatë gjithë këtyre muajve të pandemisë këto institucione të artit kanë qenë të mbyllura duke stopuar kështu edhe punën e shumicës së artistëve. Ne kontaktuam me disa nga drejtuesit e institucioneve të rëndësishme teatrale në vend për të marrë opinion e tyre në "Wake Up" lidhur me mundësisë ose jo të hapjes së teatrove. Kiço Londo si drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" nuk pranoi të jetë në program pasi u shpreh se nuk i takon atij të japë mendim për këtë çështje dhe se do të flasë për kushtet vetëm kur të japë kryeministri urdhrin për të hapur këto institucione. Elio Bajramaj si drejtor i Teatrit "Aleksandër Moisiu" të Durrësit, na tha në telefon se vetëm specialistët mund të flasin për këtë temë dhe jo drejtuesit. Sipas tij mbetet e paqartë nëse do të lejohen kondicionerët edhe nëse hapet teatri me 30 % të kapaciteteve. Të dy këta përfaqësues në thelb nuk janë kundër ndonëse nuk mund ta thonë këtë publikisht pa pasur një vendim qeverie. Ndërkohë Zamira Kita nga Teatri "Andon Zako Çajupi" në Korçë dhe Rita Gjeka nga Teatri "Migjeni" në Shkodër në një lidhje me Ëake Up deklaruan se të gjithë drejtuesit e teatrove si në Tiranë dhe në rrethe dhe vetë artistët janë bashkë në mendimin se teatrot duhet të hapën. "Kam marrë dakordësinë nga të gjithë drejtuesit e e teatrove në vend. Jemi organizuar dhe do t'i kërkojmë një takim Ministres së Kulturës për të kërkuar hapjen e teatrove. Jemi të bindur që Ministrja do të na presë dhe do të ndjekim të gjitha hallkat deri në hapjen e skenës së teatrit"- tha aktorja dhe drejtuesja e Teatrit "Andon Zako Çajupi, Zamira Kita.

Pilotët e së ardhmes, Grupi Kastrati bashkon forcat me Wizz Air!/ Wake Up
23/12 10:18
BBV5/A do ketë hyrje të reja sonte?/ Wake Up
23/12 10:14
Adi pa se Ledi mbante në duar një shtrak-shtruk klasik/ Wake Up
23/12 09:45
Shtëpia Botuese Albas feston 25 vite. Rita Petro: E nisa punën me një biçikletë…/ Wake Up
23/12 09:43
“Poema e Mungesës”, libri ku Rita Petro ka derdhur dhimbjen e shpirit të saj…/ Wake Up
23/12 09:37
Ku do t’i kaloni festat e fundvitit?/ Wake Up
23/12 09:37
Blendi Salaj shkëput vargje nga “Poema e Mungesës” së Rita Petros/ Wake Up
23/12 09:34
Pse këtë vit kanë mbizotëruar fustanet lakuriq? Ja çfarë thonë dizenjuesit…/ Wake Up
23/12 09:22
Loja e Re/ Si quhet ekipi i futbollit të Gjirokastrës?/ Wake Up
23/12 09:16
Pse më të uritur se ata që s’kanë të hanë janë ata që s’kanë të ngopur?/ Wake Up
23/12 09:13
Heidi Baci dhe Blendi Salaj zbulojnë ku do e festojnë Vitin e Ri!/ Wake Up
23/12 09:11
“Mirupafshim” diell, rikthehen reshjet e shiut. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/12 09:11
“Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi po bëjnë “Big Brother-in” e tyre”/ Wake Up
22/12 10:12
Jul Deda rrëfen pas dy vitesh çfarë i ndodhi në BBV3…/ Wake Up
22/12 10:10
Jul Deda zbulon aleancat dhe skemat e krijuara brenda shtëpisë së BBV5/ Wake Up
22/12 10:07
Jul Deda: Shtëpia e BBV5 më e bukura ndër të gjitha edicionet, sepse…/ Wake Up
22/12 10:07
“Kristi Lamajt iu dha një “fishek”, a do dijë ai ta shfrytëzojë? Miri-Selin me drita fikur”/ Wake Up
22/12 10:05
Kur doli në bulevard, Geri nisi të shtrak-shtruk më shpejt/ Wake Up
22/12 09:41
E habitshme, fotografoi Nënë Terezën në natyrë!/ Wake Up
22/12 09:40
Fotografi që zbulon portrete në shpella e male, kush është Renild Firi?/ Wake Up
22/12 09:35
DIGITALB DIGITALB