Heqja e kalldrëmeve të vjetra në "Qafën e Pazarit" që përfaqëson dhe zemrën e qendrës historike në qytetin e Gjirokastrës, duket se nuk është pritur mjaft mirë nga banorët por edhe nga njerëz që merren me trashëgiminë kulturore. Arkitekti Reshat Gega tha se, kjo ndërhyrje ishte e nevojshme, por firma zbatuese duhet të ketë kujdes në mënyrën se si po hiqen dhe se si do të rivendosen gurët e vjetër që kanë formuar dikur mozaikun.