Në sezonin e ri të programit të humorit “Portokalli”, ku në episodin e tij të parë u prezantuan dhe aktorë të rinj. Ne sot në studio ishim me një prej tyre dhe bëhet fjalë pikërisht për aktoren Arjola Demiri, e cila tashmë është bërë pjesë e rubrikës çifti i lumtur. Kujtojmë se herën e fundit në studio Arjolën e kemi pasur për një shfaqje teatrale ndërsa sot do mësojmë më shumë mbi eksperiencën e re në ‘Portokalli”. Ajo na rrëfeu për eksperiencën e saj të re dhe na zbuloi si u bë pjesë e trupës së Portokallisë.