Në repertorin e saj ndër vite Anxhela zgjedh të sjellë këngë dashurie me një mesazh të caktuar dhe në shumicën e rasteve zgjedh i shkruan vetë tekstet për këngët e saj. Ndër të tjera ajo bën pjesë tek këngëtaret që interpreton në klipet e saj dhe jo thjeshtë këndon. Përgjatë intervistës në “Wake Up” ajo shtoi: “Këngët e dashurisë më kanë pëlqyer gjithmonë dhe ato dramatike pak më shumë. Kam pasur dhe unë vuajtje në jetë, nuk më ka shkuar jeta vaj dhe si duket i përjetoj më shumë.”