Anita Haradinaj e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” në Top Channel zbuloi dhe lidhjen e saj të ngushtë me Tiranën. Ajo preferon të vijë shumë shpesh në kryeqytet madje familjarët e saj gjithmonë e pyesin nëse ka një arsye të veçantë për vizitat e saj të shpeshta. Këtë herë ajo u shpreh se tashmë arsyeja është “Top Talent 3”, duke qenë se është anëtare e jurisë së bashku me Olti Currin, Jonida Vokshin dhe Hervin Çuli.