Aktori Alban Ukaj foli sot në "Wake Up" edhe për bashkëshorten e tij Jasna Duricic, e cila është e angzhuar në politikë. "Edhe politika është art më vete, edhe pse nuk na gërshetohen rrugët. Injorati më i madh është ai që thotë e urrej politikën dhe nuk përfshihet. I kam thënë bashkëshortes së është e vështirë të merresh me politikë dhe të mos kompromentohesh"-tregon Albani. Duricic është e vetmja përfaqësuese e partisë liberale në Bosnje Hercegovinë. Ata jetojnë në Sarajevë prej 20 vitesh dhe kanë edhe një djalë së bashku.