Ka qenë vetëm 14 vjeç kur konkuroi në “The Voice Kids 2018” dhe për të ka qenë eksperienca e parë e madhe dhe televizive. Adolf Lleshaj, djali nga Burreli mban mend për çfarë e këshillonte më shpesh Miriam Cani, mentorja e tij. “Miriam gjithmonë më këshillonte për faktin se unë shihja shumë filma horror…Të lutem më thoshte merre jetën me pozitivitet dhe mos u fokuso tek gjërat e errëta. Pra të jepte pozitivitet ashtu siç ajo është në të vërtetë”.