Në Durrës po shkon drejt përfundimit faza e inspektimit të objekteve, të cilat duhen prishur patjetër dhe dje janë shembur disa hotele te njohura të zonës së plazhit. Inxhinieri Agim Seranaj ka qenë pjesë e grupit që ka inspektuar dëmet e tërmetit në terren sidomos në zonën e Durrësit aty ku dhe dëmet kanë qenë më të mëdha. Ndërkohë pas Thumanës edhe në Tiranë vazhdon verifikimi i dëmeve.