Wake Up/ 13 mijë të verbër kërkojnë të drejtat: Shteti na ka braktisur. Pandemia shtoi vështirësitë
15/10/2020 11:40

Prej shumë vitesh ata kërkojnë që të drejtat e tyre të respektohen. Të drejta që lidhen me arsimimin, punësimin, ofrimin e shërbimeve shëndetësore e sociale në komunitet. E kemi fjalën për personat që nuk shikojnë, të cilët në vendin tonë nuk janë të paktë në numër, mbi 13 mijë të verbër në të gjithë vendin. Sot është 15 tetori dhe në mbarë botën kjo datë njihet si Dita e Shkopit të Bardhë që simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standardit të të drejtave të tyre. Kjo ditë daton në vitin 1964, kur Presidenti Amerikan Lindon S. Jonson nënshkroi Deklaratën e cila sanksiononte të drejtën e personave të verbër për të qenë të barabartë dhe të gjithë përfshirë në shoqëri dhe masat që institucionet përgjegjëse duhet të merrnin për të lehtësuar dhe respektuar kërkesat e këtij komuniteti. Në fakt në Shqipëri për më shumë se një dekadë, personat e verbër kanë kërkuar respektimin e të drejtave të tyre, por shumë prej këtyre kërkesave duket se kanë rënë në vesh të shurdhët. Koordinatori i Shoqatës së të Verbërve për Tiranën, Ervin Muha tha se personat që nuk shikojnë hasin vështirësi për të bërë një jetë normale sepse shteti nuk ka vëmendje ndaj tyre dhe i ka braktisur. "Ne nuk kemi autonomi në lëvizje, e drejta për arsimim për kategorinë tonë është në regres. Kemi gjithmonë probleme me pagesat që shteti ka për detyrë të bëjë për personat që nuk shikojnë. Eshtë turp i madh që shteti të jetë vazhdimisht në borxhe ndaj nesh. Shërbimi shëndetësor ndaj nesh gjithashtu është në regres. U kemi bërë thirrje qeverive vendore sepse shumë pak jemi ndihmuar dhe kemi gjetur mbështetje në këto kohë pandemi ku vështirësitë tona janë shtuar. Unë p.sh. kam asistuar me Bashkinë e Tiranës dhe ajo ka bërë shumë pak për këtë kategori gjatë periudhës së pandemisë. Në qytete të tjera situata është akoma edhe më e rëndë"- tha Muha.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Shkurt 2026
23/02 10:53
“One Battle After Another” fiton çmimin për filmin më të mirë në BAFTA, lista e fituesve/ Wake Up
23/02 10:25
Ermal Hasimja: Protesta e studentëve funksionoi ndaj qeverisë, ja arsyet/ Wake Up
23/02 10:24
Akademiku: Qeveria po mbrohet nga sulmi drejtësisë. Pse ngjasojmë me Rumaninë?/ Wake Up
23/02 10:12
Situata politike si një “tenxhere me presion”, Ermal Hasimja rrëfen arsyet!/ Wake Up
23/02 10:11
Piktura tregonte një vajzë elegante me shtrak-shtruk të kuqe/ Wake Up
23/02 09:46
Si ta përdorim teknologjinë për t’i shërbyer fëmijëve?/ Wake Up
23/02 09:44
Si mund t’i fitosh paratë me aplikacionin Pigi? / Wake Up
23/02 09:35
Si të mësojnë fëmijët të sillen me paratë? Gjithçka rreth aplikacionit Pigi / Wake Up
23/02 09:34
Pigi, aplikacioni për edukimin financiar të fëmijëve sjell versionin “Learning Hub” / Wake Up
23/02 09:34
Ç’mendoni për situatën politike në Shqipëri? / Wake Up
23/02 09:28
“Çasti i artë”, kjo dritare e shkurtër kohe kur për të njohur fëmijët e tu sa janë ende fëmijë
23/02 09:27
Loja e Re/ Vendi ku dy rrugë priten quhet? / Wake Up
23/02 09:26
BBV5/ A janë të gjithë kundër Mirit, pse Selin ia lë të gjithë “fajin” Mirit? / Wake Up
23/02 09:25
Mot me kthjellime dhe vranësira, por pa reshje shiu. Temperaturat mbeten konstante / Wake Up
23/02 09:24
Lajm i mirë për majmunin viral Punch, përfundon me “fund të lumtur”/ Wake Up
23/02 09:24
Gjendje kaosi në Meksikë pas vrasjes së bosit të drogës “El Mencho” / Wake Up
23/02 09:23
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Shkurt 2026
20/02 10:53
Prindërit abuzojnë psikologjikisht me fëmijët e tyre, shkaku rrjetet sociale/ Wake Up
20/02 10:34
“Youtube shorts” dëmton trurin e fëmijëve/ Wake Up
20/02 10:32
DIGITALB DIGITALB