Aleksandar Vuçiç konfirmoi vizitën e tij në Kosovë më 9 shtator. “Nëse çdo gjë do të shkojë sipas planit, në këtë datë do të jem me serbët në Kosovë”, u shpreh presidenti serb në një intervistë për “RTS”, ku theksoi se, edhe Amerika është kundër ndarjes së Kosovës, e se bashkë me Berlinin i kanë përvijuar kufijtë e saj në dëm të Serbisë.