Një ngjarje e rende ka tronditur fshatin e Bajzes në Malësise e Madhe. Violeta Gurraj 47 vjece është gjetur e vrare në banesen e saj fare prane aksit nacional Shkoder - Hani i Hotit. Burime pranë ekspertizes bejne me dije se viktima ështe qelluar me mjet preres disa herë në fyt duke i shkaktuar vdekjen ndersa ka shenje dhune në fytyre. Gurraj jetonte e vetme dhe pas disa diteve mungese kontakti me të afermit, këta të fundit kanë njoftuar policinë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth 3 dite me parë.