Një person ka mbetur i vrarë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Rreth rrotullimi i Luleve”. Dyshohet se vrasësit kanë qëlluar nga një makinë në ecje e sipër. Në të njëjtën kohë në fshatin Vidhas të Elbasanit është gjetur duke u djegur një makinë. Dyshohet se makina në fjalë u përket autorëve apo autorit të krimit.