Një 20-vjeçar shqiptar është vrarë brutalisht në Suedi nga disa persona me kombësi arabe. Bëhet fjalë për Lauren Spahon nga Korça i cili së fundmi kishte emigruar drejt Suedisë dhe punonte në ndërtim. Spaho kishte shkuar para rreth 7 muajsh në Suedi dhe gjeti vdekjen më 8 maj në qytetin Karlstad të Suedisë, por ngjarja u fsheh dhe nuk ishte bërë publike. Gazetar: Gerald Qerimi