Një krim në familje u shënua ditën e djeshme në Krujë, ku për motive të dobëta shtetasi Sh.Halili, vrau nipin e tij, shtetasin Julian Halili, 41-vjeç, me armë zjarri. Në një kohë të shkurtër është bërë e mundur arrestimi i autorit të krimit dhe tashmë policia e Krujës bënë me dije se kanë bërë të mundur gjetjen edhe sekuestrimin e armës së krimit, një pistoletë TT.