Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e fshatit Dardhë, në Librazhd. Balla u ndal tek ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani si dhe u plagosën 4 të tjerë. Numri dy i PS e cilësoi akt të dënueshëm faktin, që një parti politike “të marrë armët” kundër popullit të tij.