Policia e Tiranës është duke hetuar në lidhje me vrasjen e së martës në mbrëmje në kryeqytet, në dy pista. Admirim Sako, viktima 37 vjeçar ka qenë më parë i dënuar nga drejtësia shqiptare, për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike, si edhe për armëmbajtje pa leje. Sipas të dhenave policore Sako ishte në listën e policisë, si person me precedentë penalë për t'u mbajtur nën vëzhgim.