Protestuesit në Korçë të cilët u mblodhën për të treguar revoltën e tyre për vrasjen nga policia të Klodian Rashës, kanë thyer xhamat e Bashkisë së qytetit si dhe u kanë vënë flakën disa zbukurimeve që janë vendosur për festat e fundvitit. Top Channel mëson se nga hedhja e gurëve dhe sendeve të forta është plagosur një efektiv policie. Është dashur ndërhyrja e policisë së pajisur me mjete mbrojtëse për të shpërndarë turmën e protestuesve.