Shqipëria e viteve ’90-të ishte shteti me popullsinë më të re në Evropë, por, në këto 3 dekada e gjysmë tranzicion, vendi ynë ka shkuar drejt plakjes. Sipas censusit të vitit 2023 mosha mesatare e popullatës u ngjit në 42.5 vjeç, duke pësuar një rritje me plot 7 vite krahasuar me një dekadë më pare. Të dhëna që japin kuptim pse fushata për zgjedhjet e 11 Majit është fokusuar tek pensionistët që përbëjnë votën e sigurt, dhe jo më tek rinia që shikon zgjidhjen tek emigracioni. Cili është pushteti i vërtetë i rinisë drejt votës së 11 Majit dhe pse shtresa e së ardhmes zgjedh emigracionin?! Premtimet e përhershme, dhe aktivizmi i tyre në partitë e vjetra dhe ato të reja. #Fushatë #Premtime #Zgjedhje #11Maji #Emigracion #Pensionistë #PD #PS #Institucione #Mesazhe