Pak orë para se të niste procesi i regjistrimit të diasporës për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, kreu i PD-së Sali Beisha zbulon se palët politike po intensifikojnë përpjekjet për një pakt të ri për kodin elektoral, në mënyrë që vota e diasporës të mos bllokohet për shkak të afateve të pamjaftueshme. Dera hapur për negociata u fol që në dhjetorin e vitit të kaluar. Teksa ethet e zgjedhjeve të 11 majit kanë nisur dhe Diaspora do të votojë për herë të parë, ky do të jetë dhe testi i radhës për Shqipërinë. Sa besueshmëri do të ketë numërimi i votës së shqiptarëve jashtë vendit? A do të pranojnë palët rezultatin? A do të ketë sërish ndryshime?