THE VORY, SUPERMAFIA E RUSISË Me kodet e tyre të nderit, tatuazhet e ekzagjeruara dhe reputacionin e frikshëm, bosët rusë të krimit prej dekadash gëzojnë një status thuajse mitik. The Vory, sic njihen ata, ka qenë një elitë e paprekshme mafioze që ka mbledhur pasuri pa fund me pak ose aspak frikë nga ndëshkimi. Kremlini, tentoi pak vite më parë, që përmes një ligji, ti jepte fund mbretërimit të tyre...por, qëllimet dhe rezultati mbetën pezull... “Ne duhet ti japim fund këtij shteti brenda shtetit dhe po ashtu edhe imazhit romantik që ndonjëherë rrethon këta padrino dhe i prezanton ata si heronj – thoshte Otari Arshba, një deputet nga partia Rusia e Bashkuar, pro kremlinit, që ishte edhe mbështetësja kryesore e ligjit që coi në amendimin e kodit penal në rusi.