Akti normativ i qeverisë për situatën me Covid, prodhoi një gjendje të pjesshme të jashtëzakonshme me një pasojë shumë të fortë për bashkitë. Akti normative ndalonte zhvillimin e tenderave nga këto bashki duke futur në paralizë totale të gjitha investimet e si pasojë më pak ndryshim për mijëra qytetarë. Me një urdhër të brendshëm të ministres së financave bashkitë lejoheshin të shpallnin tendera vetëm për shërbimet emergjente.