Zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin konkuruese dhe të qeta. Kështu vlerësohen në raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që u prezantua këtë të hënë në Strasburg. Ndërkohë që nga ana tjetër deputetja e PD, Albana Vokshi foli në emër të opozitës duke i quajtur të ndikuara nga krimi.