Krimi kibernetik është përhapur masivisht dhe pre e kriminelëve të internetit janë qytetarët e thjeshtë. Rasti i fundit që u njoftua një ditë më parë nga policia është ai i Liridon Pekës, një 28-vjeçar nga Tirana. Ai u arrestua pasi ka vjedhur adresat e shumë qytetarëve nga Kosova dhe me anë të tyre ka përfituar shuma parash nga familjarët dhe të afërmit e tyre.