2 persona kanë rënë në pranga në Vlorë pasi kanë tentuar t’i vënë tritol një shtëpie. Është vënë në pranga porositësi dhe autori i tentativës për vënie të lëndës plasëse, Marlen Gutiçi, Bexhet Alliaj, të dy me precedentë të mëparshëm penal për trafik droge. Të dy kanë tentuar të hedhin në erë banesën e A. D., teksa nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, por këta dy persona, pas kontrollit që iu bë në shtëpi iu gjetën armë, drogë të llojeve heroinë dhe kokainë.